/Shkrimi i Shenjtë i përkthyer tashmë në pothuajse 700 gjuhë

Shkrimi i Shenjtë i përkthyer tashmë në pothuajse 700 gjuhë

Shkrimi i Shenjtë i përkthyer tashmë në pothuajse 700 gjuhë

Sipas të dhënave të fundit të botuesve të “Wycliffe Bible Translators), Shkrimi i Shenjtë është përkthyer i plotë në 698 gjuhë, 15 gjuhë më tepër se sa vitin e kaluar.

Ndërkohë, me Dhiatën e Re është punuar shumë më tepër. Vitin e kaluar numëroheshin 1.534  përkthime të saj në gjuhë të ndryshme, ndërsa këtë vit shifra ka arritur 1548. 1.138 gjuhë të tjera kanë të përkthyera vetëm pjesë të caktuara të Biblës.

Ndërsa përmendëm vetëm përkthimet e përfunduara, grupe të shumta përkthyesish po vijojnë me përkthimin në 2.617 gjuhë të tjera, në 161 shtete.

Sipas Peter Brassington-it, i cili merret me statistikat e organizatës jofitimprurëse “Wycclife”, shprehet se këto shifra janë inkurajuese. Vërtet nuk dallohet ndonjë ndryshim drastik nga viti në vit, por përkthimi i Shkrimit të Shenjtë është një punë afatgjatë që kërkon përkushtim të thellë. Përkthimet e përfunduara së fundmi kanë nisur shumë vite më parë.

Brassington gjithashtu tha se, që prej vitit 1996, kur i ishte bashkuar Wycliffe-s, numri i përkthimeve është dyfishuar.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, James Poole, tregon për gëzimin e madh të popujve të ndryshëm, kur marrin në duar Shkrimin e Shenjtë të përkthyer në gjuhën e tyre.

“Teksa njerëzit lexojnë Biblën në gjuhën e tyre, arrijnë ta kuptojnë më thellë dhe kështu, pësojnë transformim rrënjësor” – u shpreh ai.

Pavarësisht shifrave gjithnjë e më në rritje, do të duhet ende shumë punë për të përfunduar përkthimet në të gjitha gjuhët e botës, të cilat janë rreth 7353 në total, duke përfshirë këtu edhe gjuhët e shenjave.

Ka akoma 3.969 gjuhë të folura nga rreth 252 milionë njerëz, në të cilat nuk është përkthyer ende asnjë varg i Biblës, prandaj përparimi i përkthimeve është i domosdoshëm.

 Burimi: https://www.christiantoday.com/news/nearly-700-languages-now-have-a-complete-bible-translation/133559.htm