/Rreth Nesh

Rreth Nesh

Radio “Ngjallja” është zëri zyrtar i Kishës Othodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Radio ka karakter fetar dhe socialkulturor, që transmeton 24 orë drejtpërdrejt në pjesën më të madhe të territorit të vendit tonë. Kjo radio përfshin të gjitha moshat.

Radio “Ngjallja”  transmeton 24 orë drejtperdrejt në valët 88.5 MHz në Tiranë, 88.7 MHz në Korçë, 88.5 MHz në Durrës, 93.4 MHz në Elbasan dhe 98.7 MHz në Fier.

Falë investimeve të mëdha, të ndërmarra nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, Radio “Ngjallja” ka shtrirë sinjalin në pjesën më të madhe të vendit. Kjo radio, falë programit që po pasurohet gjatë muajve të fundit, përfshin të gjithë moshat me emisione fetare dhe sociale, ku trajtohen tema të aktualitetit. Radio “Ngjallja” përcjell mesazhet kishtare dhe gjendet pranë besimtarëve të krishterë me emisione të ndryshme, ku nuk mungojnë edhe transmetime të drejtpërdrejta të shërbesave dhe të Liturgjive Hyjnore nga Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Radio Ngjallja ka pasuruar transmetimin e saj, me një program mjaft të gjerë e të larmishëm për shoqërinë shqiptare, me muzike të përzgjedhur kryesisht bizantine, kishtare dhe klasike, si dhe me emisione të ndryshme. Klerike dhe perfaqësues të KOASH-it, kanë gjetur një dritare për të përcjelle mesazhet e tyre drejt besimtarëve ku transmetohet sinjali i radios tonë.

Gjithashtu, janë perfshirë edhe emisione të reja ku ftohen mjekë, sociologë si dhe specialistë të ndryshëm ku flasin për problemet dhe shqetësimet aktuale të shoqerisë dhe familjes shqiptare.

Radio “Ngjallja” ka evoluar si në programacion ashtu edhe ne personelin e saj. Ne stafin e saj kontribuojne figura të njohura të fushës së kulturës e të artit si edhe teologë te njohur.