/Kisha Orthodhokse Ruse hap qendër strehimi për gra shtatzëna dhe nëna që kanë kaluar kriza

Kisha Orthodhokse Ruse hap qendër strehimi për gra shtatzëna dhe nëna që kanë kaluar kriza

Kisha Orthodhokse Ruse hap qendër strehimi për gra shtatzëna dhe nëna që kanë kaluar kriza

Kisha Orthodhokse në Rusi vijon aktivitetin e saj të gjerë social për t’i ardhur në ndihmë familjeve, këtë herë me hapjen e qendrës së 67-të të strehimit për gra shtatzëna dhe nëna që kalojnë kohë vështirësish e krizash. Kjo qendër u hap në provincën e Kaliningradit.

Për t’i ardhur në ndihmë të strehuarave, qendra do të punësojë edhe një psikolog, një avokat dhe një punonjës social. Që tani kanë filluar të banojë aty një familje me katër fëmijë. Gratë dhe familjet në nevojë do të mund të qëndrojnë aty për një periudhë nga 1-3 muaj. Gjatë kësaj periudhe kohore, punonjësi social dhe avokati do të mundohen të gjejnë për ta një shtëpi të përshtatshme, t’i ndihmojnë të zgjidhin problemet që mund të kenë me dokumentet dhe t’i ndihmojnë për të gjetur një punë. Gjithashtu, do t’u jepet mundësia të bisedojnë edhe me etër shpirtërorë.

Të ardhurat për ndërtimin e kësaj strehe u siguruan nga një konkurs i zhvilluar nga Departamenti Sinodik i Bemirësisë, që kishte për qëllim shmangien e abortit. Me bekimin e Patriarkut Kirill, janë zhvilluar dy konkurse të tilla në vitet 2016 dhe 2018. Qendra administrative e dioqezës mund t’u sigurojë grave të strehës edhe veshje (për fëmijë dhe të rritur), apo produkte të higjenës.

Kreu i Departamentit Social të kësaj dioqeze, protopresviteri Georgy Matveev tregon se qendra e asistencës humanitare që përmendëm më lart ka rreth një vit që funksionon. “Gruaja që tani strehohet tek ne, ishte shërbyese në këtë qendër, mirëpo erdhi një moment ku ajo dhe katër fëmijët e saj nuk kishin më asnjë vend ku të qëndronin. Pjesa lindore e Kaliningradit nuk ka asnjë strehët tillë, prandaj kjo qendër ishte e domosdoshme. Ndërkohë që ajo jeton këtu, specialistët tanë po mundohen t’i zgjidhin problemet që ka me shtëpinë” – vijoi atë Georgy.

Ҫdo vit, qendra mirëpret më shumë se 170 familje të mëdha, gra shtatzëna dhe nëna me fëmijë, të cilat kalojnë vështirësi dhe kriza.

Gjatë 8 viteve të fundit, Kisha Orthodhokse e Rusisë ka hapur 66 streha për gratë, dhe vetëm në 3 vitet e fundit janë hapur rreth 100 qendra humanitare, pra në total janë 190 të tilla.

Burimi: https://orthochristian.com/124573.html?fbclid=IwAR2mhDSpwAl6f1OQlgaWTu1LrGNKoyrqPsHRbrWv2mD7pmK70ibFuCK1Bxk