/Kisha Orthodhokse e Greqisë: Kremtohet Liturgjia Hyjnore në gjuhën e shenjave

Kisha Orthodhokse e Greqisë: Kremtohet Liturgjia Hyjnore në gjuhën e shenjave

Kisha Orthodhokse e Greqisë:  

Kremtohet Liturgjia Hyjnore në gjuhën e shenjave

Në Mitropolinë e Halkidhës, në jug të Greqisë, të enjten e kaluar u kremtua Liturgjia Hyjnore në gjuhën e shenjave, pasi kjo ditë përkonte edhe me përkujtimin e shën Markut të Shurdhër.

Arkimandriti Joan Karamouzis, i cili është edhe drejtuesi i veprave shërbyese që kryen Mitropolia, ka përfunduar përkthimin e të Liturgjisë Hyjnore në gjuhën greke të shenjave, me bekimin dhe iniciativën e Hirësisë së Tij, Mitropolitit Hrisostom. Qëllimi i kësaj vepre është zhvillimi i veprës pimantike të kishës, duke përfshirë dhe besimtarët që kanë humbur dëgjimin.