Lutjet dhe Shërbesat

Më forco besimin, o Perëndi i fuqishëm…
Më jep dhuratën e madhe të ndjej praninë Tënde në kohën e lutjes….
Tregoja shërbëtorit tënd fytyrën e Tënde….

Perendia im, une nuk di si te lutem. Por e ndjej thelle brenda vetes nevojen per lutje. Une kam deshire te lutem….
Kam deshire te jem ne kontakt me Ty….

ZOTI ESHTE BASHKE ME NE, BISEDO ME TE!
Keshtu do te qendrojme pergjithmon te bashkuar ne jete dhe ne vdekje dhe ne perjetesi, si prinderit dhe femijet…

Më forco besimin, o Perëndi i fuqishëm…
Më jep dhuratën e madhe të ndjej praninë Tënde në kohën e lutjes….
Tregoja shërbëtorit tënd fytyrën e Tënde..

A po përballesh sot me diçka që duket e pamundur ? Për Perëndinë të gjitha janë të mundura. “Zot na jep fuqi të krijojmë gjëra të mira, të bëhemi modele të së vërtetës dhe të mirëdashjes…

Zot njeridashës, si nuk e harrove shërbëtorin tënd mëkatar, por i mbushur me mëshirë më pe nga lavdia jote dhe m’u shfaqe në mënyrë të pakonceptueshme!
Unë gjithmonë të përbuzia dhe të hidhëroja. Por Ti, o Zot, për pendimin tim të vogël më bëre të njoh dashurinë tënde të madhe dhe mirësinë tënde të pafundme…

Të dashur miq, Perëndia na ka falur dhuratën e të folurit. Të formulojmë mendimet, të shprehim ndjenjat dhe të japin përshtypjet tona. Vallë si e përdorim ne këtë dhuratë? Mos ndoshta në vend që të falenderojmë Perëndinë dhe të mbjellim farën e Tij, ne flasim kundër besimit? Të lutemi që Perëndia ta bëjë gjuhën tonë instrument të shenjtërisë…

E dime që i ligu na sulmon, por Perëndia vepron. Perëndia është bashkë me ne. Afër atyre që janë të lënduar, afër atyre që janë me zemër të thyer.Të dashur miq, le të lutemi kur jemi në vuajtje…

Kur gjërat duken të errëta dhe nuk shkojnë ashtu si mendon, merr kurajë dhe thuaj këtë shpallje të besimit pikërisht ashtu si Jisui në kryq: “U krye”.Të gjithë kemi tundimet tona në këtë botë, prandaj le ti lutemi Zotit të na ruaj nga tundimet..

Po vuan? Ndihesh i pashpresë? Je i pikëlluar se je hasur me disfata të njëpasnjëshme? Mos u dekurajo,beso dhe shpreso te Perëndia…

Ashtu sikurse një kafshë e ndjekur gjen strehë më të sigurt se një kafshë që nuk ndiqet, kështu edhe unë kam gjetur strehën më të sigurtë, i mbrojtur nën strehën tënde, aty ku as miqtë, as armiqtë nuk mund të humbasin shpirtin tim…

Perëndia ka plan të mrekullueshëm për jetën tënde. ” O Zot i Gjithpushtetshëm,kudo që të gjendem sot,më bëj të denjë te jem luftëtar për të mirën,mbrojtës i të drejtës,ruajtës i të vërtetës…”

Ti je kryevepër e vetë Perëndisë.Ti je thesari i Tij më i cmuar. I dashur mik, mos lejo që këmbët të liga dhe barbare të shkelin tempullin e brendshëm të zemres tënde…

Perëndia mund të bëjë më tepër sesa ti kërkon. Sa më ekstreme të jenë rrethanat, më shumë do të shikosh Fuqinë dhe Lavdinë e Përëndisë të veprojë në situatën tënde…

A mendon se ëndrrat e tua janë më të mëdha sesa Perëndia mund të realizojë? Të dashur të rinj mos i ndërprisni studimet tuaja për shkak të ekonomisë. Lutuni dhe besoni se Perëndia ka përgatitur gjëra të mrekullueshme për ju.” O Perëndi, prindërit e mi janë rrënuar nga ana ekonomike për shkakun tim. Të lutem më gjej një zgjidhje”

Të gjithë kemi dëshira dhe lutemi për to. Periudha që nga momenti që fillojmë të lutemi deri kur shikojmë të realizohet quhet Prova e Besimit tonë. Mos u dekurajoni dhe mos lejoni që vitet pa lutje të ekzistojnë në jetën tënde…

Jeni i këputur, i lodhur, i tronditur nga përkujdesjet e kësaj bote? Lodhja ka pushtuar jetën tuaj? Kjo tregon që keni nevojë të ndryshoni atë ku keni vendosur shpresën tuaj.Të dashur miq filloni duke thënë: “O Zot, shpresën time e vë te Ti…”

Njerëzit i kanë kthyer shpinën Perëndisë dhe nuk e pranojnë shpëtimin. Madje ka persona që nuk e njohin aspak Perëndinë. Çfarë po bëjmë ne besimtarët për këtë cështje? Të dashur miq, le të fillojmë duke u lutur që të gjithë të njohin Perëndinë…